Vështrime

Kafshët e rrezikuara nga zhdukja duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre

Kafshët e rrezikuara nga zhdukja duhet të paguajnë për mbrojtjen e tyre

Ne propozojmë të fillojmë me orangutangët. Vetëm 120,000 nga këta majmunë të kuq inteligjentë mbeten të gjallë në habitatet e tyre pyjore të Sumatrës dhe Borneos. Edhe pse 1 miliard dollarë janë shpenzuar për mbrojtjen e tyre që nga viti 2000, më shumë se 100,000 janë humbur nga shpyllëzimi, ngacmimet dhe vrasjet gjatë së njëjtës periudhë

Së shpejti do të jetë e mundur t’i jepet një identitet digjital kafshëve të egra, speciet e të cilave janë në rrezik zhdukjeje. Aktualisht, vlera e vetme ekonomike e këtyre kafshëve është ajo e pjesëve të përpunuara të trupit të tyre. Dhënia e një portofoli digjital të lidhur me identitetin e tyre dhe aftësinë për të shpenzuar para për mbrojtjen e tyre mund ta përmirësojë jetën dhe t’i rrisë shanset e tyre për të mbijetuar.

Majmunët e Mëdhenj, duke përfshirë gorillat, shimpanzetë dhe bonobot janë kandidatë idealë të hershëm për një qasje “Interspecies Money”. Vetëm 700,000 nga kushërinjtë tanë më të afërt evolucionarë mbijetojnë dhe numri i tyre është në rënie të madhe: imagjinoni një popullsi ekuivalente me Uashingtonin, të shpërndarë në pyje përgjatë rrugëve të pista ose buzë mijëra fshatrave të izoluara, të varfra dhe me rritje të shpejtë. Njerëzit dhe majmunët e mëdhenj nuk kanë jetuar mirë së bashku në epokën industriale, por ne mund të bëjmë më mirë në epokën post-industriale.