Vështrime

Shmangia e tragjedive statistikore

Mund të duket naive për të bërë apel për të dhëna më të mira në mes të një situate pandemike, kur shumë prej vendeve më të ardhura të ulëta ende nuk ia kanë dalë të sigurojnë vaksinat jetëshpëtuese për popullatën e tyre. Megjithatë, një nga rreziqet më të mëdha të pandemisë është ajo se do të bëjë që agjendat e zhvillimeve të rëndësishme të neglizhohen ose të shtyhen për një kohë të pacaktuar. Sikurse politikëbërësit që duhet të insistojnë në masat shtesë për fuqizimin e grave dhe rritjen e investimeve për kapitalin njerëzor, po ashtu duhet t’i ndjekin kapacitete më të mëdha statistikore. Nuk mund të përmirësojmë çka nuk mund të matim

New Heaven - Në korrik të vitit 2020, në një artikull për “Booking Papers on Economic Activity”, unë dhe Tristan Reed treguam se ndryshe nga pritshmëritë, vdekjet nga COVID-19 për person ishin shumë më të ulëta në vendet e varfra, se në ato të pasurat. Lexuesit menjëherë kundërshtuan këtë gjetje, sipas mendimit që kjo duhet të jetë si pasojë e matjes së gabuar ose nga mungesa e të dhënave për këto vende. Rezultati ynë që atëherë i ka rezistuar shqyrtimit dhe provës së kohës, mirëpo përgjigjja fillestare po dilte në pah: statistikat me origjinë nga vendet në zhvillim priren të përballen me dyshime (dhe shpesh hidhen poshtë plotësisht)

A është i drejtë ky paragjykim? Në një punim të fundit për “Journal of Economic Perspectives”, “Pse rritja në vendet e zhvilluara është aq vështirë të matet?”, unë me bashkautorët e mi erdhëm në përfundim se nuk është edhe aq.