Vështrime

BRAVO NORA!

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) e ndërpreu të hënën, më 26 korrik transmetimin nga Lojërat Olimpike në Tokio para ndeshjes finale të xhudistes nga Kosova, Nora Gjakova "për shkak të mungesës publikut ".

Përjashtimin e tillë e arsyetoj kryeredaktorja e programit argëtues të RTS-së, Olivera Kovaçeviq, në përgjigjen për Radio Evropa e Lirë. Ndaj ndërprerjes së transmetimit ka reaguar (nga Shqipëria) Aleksandar Marton, zëdhënësi i partisë Liga Social-Demokrat e Vojvodinës (LSV), duke e krahasuar këtë rast me censurën e cila në RTS ka mbretëruar gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.