Vështrime

Krijimi i marrëdhënieve të qëndrueshme midis Tajvanit dhe Kosovës pas pandemisë

Pandemia e zgjatur e COVID-19 në botë ka frenuar rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Derisa shumica e vendimmarrësve kanë qenë të preokupuar se si të vendosin një ekuilibër midis ruajtjes së shëndetit të njerëzve dhe rihapjes së aktiviteteve ekonomike, tashmë, në epokën post-pandemike është i nevojshëm një vizion për të krijuar lidhje më të ngushta midis Tajvanit dhe Evropës në përgjithësi, si dhe Tajvanit e Kosovës në veçanti.

Kosova dhe Tajvani ndajnë shumë të përbashkëta në luftën e tyre për sovranitet të pavarur, për rezistencë demokratike, për mbijetesë ekonomike dhe për njohje ndërkombëtare. Në fakt, Tajvani ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.