Vështrime

Zgjerimi i BE-së: një interes strategjik dhe i përbashkët

Zgjerimi i BE-së: një interes strategjik dhe i përbashkët

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë garanti më i mirë për paqen, demokracinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Për më shumë se 70 vjet, ai na ka ndihmuar të tejkalojmë dallimet tona dhe të rrisim unitetin e kontinentit tonë. Sidoqoftë, ne nuk duhet t’i marrim të mirëqena arritjet e tij. Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë t’u përgjigjet sfidave të kohës për të ecur përpara në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Ka ardhur koha finale që BE-ja të mbajë premtimet e saj. Por, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Berlinit më 5 korrik, duhet të ndërmarrin hapa ambiciozë të mëtejshëm për kthimin në realitet të projektit të tyre historik të një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili do të sjellë katër liritë në rajon, shkruajnë ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Portugalisë dhe Sllovenisë. Dhe shtojnë: Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizimin e vizave dhe ne jemi të angazhuar për ta çuar përpara këtë proces...

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë garanti më i mirë për paqen, demokracinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Për më shumë se 70 vjet, ai na ka ndihmuar të tejkalojmë dallimet tona dhe të rrisim unitetin e kontinentit tonë. Sidoqoftë, ne nuk duhet t’i marrim të mirëqena arritjet e tij. Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë t’u përgjigjet sfidave të kohës për të ecur përpara në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Zgjerimi i BE-së është një nga elementët që do të ndërtojnë këtë të ardhme, të mbështetur në një angazhim të vendosur dhe vizion të përbashkët. I udhëhequr nga vlerat e Bashkimit dhe duke iu nënshtruar kushteve të qarta, zgjerimi ka dëshmuar të jetë një nga mjetet më të suksesshme në promovimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe reformave politike, ekonomike dhe shoqërore. Politika e zgjerimit ka qenë gjithashtu thelbësore për forcimin e prezencës së Bashkimit Evropian në skenën globale, duke garantuar kësisoj sigurinë tonë kolektive. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë.