Vështrime

Kina po mungon në debatin e madh të inflacionit

Përmasa e lanit të shpëtimit amerikan (ARP) të presidentit, Joe Biden – 1 biliard në shpenzime për këtë vit, 900 miliardë dollarë të tjerë pas atyre, plus 3 biliardë dollarë për programin e infrastrukturës dhe energjisë që janë premtuar – ka tronditur shumë makroekonomistë. Por a është e justifikuar droja e tyre?

Mësimi i madh është i dyfishtë. Së pari, makroekonomia neo-Keynesiane e të 60’ave nuk është një udhëzues i dobishëm për ta kuptuar një ekonomi amerikane që është bërë tërësisht e ngatërruar me pjesën e mbetur të botës dhe thellësisht e riformësuar nga ngritja e Kinës. Së dyti, problemet e Amerikës me pabarazinë dhe me precaritet nuk janë në të vërtetë çështje të mungesës së materialit. Ato e pasqyrojnë shpërndarjen e paqëndrueshme të pasurisë dhe pushtetit

Përmasa e lanit të shpëtimit amerikan (ARP) të presidentit, Joe Biden – 1 biliard në shpenzime për këtë vit, 900 miliardë dollarë të tjerë pas atyre, plus 3 biliardë dollarë për programin e infrastrukturës dhe energjisë që janë premtuar – ka tronditur shumë makroekonomistë. Por a është e justifikuar droja e tyre?

Ekonomistë e bankave dhe tregjeve të bondeve, teksa kanë qenë më herët duke derdhur lotë krokodili, mund të shpërfillen. Një vit më parë, shumë prej tyre kanë paralajmëruar se pakoja 2.2 biliardë dollarësh e Aktit të Ndihmës për Koronavirus,Rimëkëmbje dhe Siguri Ekonomike (CARES) do të nxiste hiperinflacion duke e rritur skajshmërisht furnizimin me para. Kështu nuk ndodhi.