Vështrime

Amerika dhe Shqipëria, nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë!

Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekur një politikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikës për Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë një vend i qëndrueshëm, i begatë dhe demokratik ku të respektohen plotësisht normat dhe proceset demokratike. Shqipëria është trajtuar si pjesë e rëndësishme e konceptit të Uashingtonit për ndërtimin e një Evrope të pandarë dhe të lirë. Hartuesit e politikave amerikane e kanë bërë të qartë se është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara ta shohin Shqipërinë pjesë të komunitetit Euro-Atlantik.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë nxitësi më i rëndësishëm dhe më me ndikim për demokratizimin e Shqipërisë, duke dhënë mbështetje të konsiderueshme diplomatike, politike, ekonomike dhe ushtarake. Uashingtoni ishte forca kryesore shtytëse për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia dhe për pranimin e Shqipërisë në NATO. SHBA luajtën gjithashtu një rol kryesor në zgjidhjen e konfliktit etnik në Maqedoninë e Veriut, çka ka çuar në një përmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëve atje.