Vështrime

Miti i stimulimit “Flokarta”*

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ballafaquar me sfidën madhore të stimulimit të ekonomisë së vendit të tij për epokën e paspandemisë dhe i përndjekur nga hija e stimulimit të vakët të presidentit të mëparshëm, Barack Obama, karshi Recesionit të Madh të një dekade më herët, ka vendosur që të anojë kah madhorja. Ai synon që “t’i japë të gjitha” me një plan shpenzimi prej 1.9 biliardë dollarësh.

“Dhënia e të gjithave” mund të ketë funksionuar më 2009, por më 2021 Bideni duhet të shkojë përtej stimulimit fiskal. Cilado qoftë sasia e parasë që ai ia pompon ekonomisë amerikane, Bideni do të dështojë po qe se nuk e bën atë që është e nevojshme për ngritjen e fuqisë shpenzuese të atyre që kanë pothuajse asgjë: një pagë të dinjitetshme minimale, pazare të detyrueshme kolektive dhe pagesa të drejtpërdrejta të pakushtëzuara

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ballafaquar me sfidën madhore të stimulimit të ekonomisë së vendit të tij për epokën e paspandemisë dhe i përndjekur nga hija e stimulimit të vakët të presidentit të mëparshëm, Barack Obama, karshi Recesionit të Madh të një dekade më herët, ka vendosur që të anojë kah madhorja. Ai synon që “t’i japë të gjitha” me një plan shpenzimi prej 1.9 biliardë dollarësh.

Centristë të njohur, si Larry Summersi dhe Olivier Blanchardi, kanë paralajmëruar se vendimi i Bidenit mund ta dëshmojë zhbërjen e tij. Argumenti i tyre është stimulimi i tepruar, mund ta nxisë ngritjen e inflacionit, duke rezultuar me një fluturim të normës së interesit që do ta shtrëngonte administratën e tij t’i shtypë frerët e kursimit mu përpara zgjedhjeve të mesmandatit më 2022, duke i kushtuar kësisoj partisë së tij demokrate me kontrollin në Kongres – njësoj siç stimulimi i ulët i kushtoi Obamas me kontrollin në Kongres gjatë zgjedhjeve të mesmandatit më 2011.