Vështrime

Fushatënaja dezinformuese kundёr Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Ka vite qё ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit zhvillohet njё fushatё e organizuar dezinformimi, por ajo u intensifikua, sidomos, pas zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019, kur ata rezultuan si politikanёt mё tё votuar tё Kosovёs, pёr t’u kthyer nё fushatënajё kёto ditё, me shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme parlamentare, tё cilat do tё mbahen më 14 shkurt 2021.

Po kush ёshtё frymёzuesi, organizatori, zbatuesi dhe sponsori i kёsaj “lufte speciale”? Nё njё studim tё Komitetit pёr Ҫёshtje tё Jashtme tё Parlamentit Evropian (PE), mbi dezinformimin nё rajonin tonё dhe kundёrvёnien ndaj tij, botuar muajin e kaluar, vihet nё dukje se nё Ballkanin Perёndimor pjesa dёrrmuese e dezinformacionit prodhohet dhe pёrhapet nga aktorё vendorё, pёr nevoja tё brendshme, ndёrsa kur flitet pёr Kosovёn, theksohet se establishmenti i vjetёr ёshtё i kapluar nga dezinformimi.