OpEd

Evropa dhe Kina marrin timonin e klimës

Gjatë vetëm një jave në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë vit përfaqësuesit e tregut më të madh në botë dhe ekonomisë së dytë më të madhe në botë i hapën letrat rreth klimës. Nuk ka nevojë të jesh analist i inteligjencës kombëtare për t’i analizuar këto rezultate: Bashkimi Evropian dhe Kina që të dyja janë zotuar që të arrijnë emisione të dyoksidit të karbonit duke mos e përdorur energjinë, e njohur si “rrjeti-zero”, duke krijuar hapësirë të përbashkët për bashkëpunim më të thellë.

Për të qenë të sigurt, këto përpjekje duhet të mbështeten nga politika konkrete. Por edhe fjalët kanë fuqi. As presidenti kinez Xi Jinping dhe as kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk janë të njohur për hiperbolizim apo se kanë bërë deklarime të mëdha pa pasur diskutime të hollësishme më parë. Nëse e caktojnë një cak të caktuar do të thotë se e dinë se si do ta arrijnë atë.

Për më tepër nuk është se do të jetë e lehtë për 27 shtetet anëtare të BE-së që të pajtohen për një cak ambicioz të 2030-ve që është në rrugë për zotimin, për të arritur zero emisione deri në vitin 2050. Liderët evropianë janë goxha mirë në dijeni se shumë interesa personale janë gati për ta kundërshtuar qëllimin e ri. As për udhëheqjen e Kinës nuk është e lehtë të deklarohen se do t’i prekë emisionet para vitit 2030 dhe do ta neutralizojë karbonin nga viti 2060. Riorientimi e një ekonomie aq të madhe si ajo e Kinës nuk është punë e lehtë. Por që të dy fuqitë e dinë që realiteti i ndryshimit klimatik ndikon që transicioni ekonomik të jetë i pashmangshëm dhe kushdo që e hedh hapin i pari do të ketë përparësi të madhe në garë për dekadat që do të vijnë tutje.

Rregullimi i përgjithshëm i ekonomisë me shpejtësinë që nevojitet për t’i ulur emisionet kombëtare në përputhje me marrëveshjen klimatike të Parisit më 2015 nuk është bërë kurrë dhe do të ketë nevojë për një udhëheqje të fortë të shpërndarë e llojit që tashmë po duket në hapësirë. Vendet, rajonet, qytetet dhe bizneset e mëdha dhe aktorët financiarë të gjithë kanë filluar të vendosin caqe “net-zero” krye më vete. Pesë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit, këto përpjekje tregojnë se një masë kritike është duke u ndërtuar. Udhëheqësit kinezë dhe ata evropianë janë në dijeni se ky është momenti për të vazhduar tutje me plane konkrete e të hollësishme për veprim.

Nuk ka plan që “u bie tamam të gjithëve”. Disa plane janë rreth ndryshimeve teknologjike, por shumë transicione të tjera do të kenë nevojë për zotërim të qytetarëve, me një theks më të fortë në restaurimin e natyrës apo një qasje sistematike. Të gjithë mund të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit gjatë kësaj rruge.

Sa i përket pjesës së saj, Kina do të duhej ta planifikonte në hollësi një strategji afatgjate me momente të veçanta historike për ta arritur qëllimin e saj për vitin 2060. Kur një plan i tillë të funksionojë është e domosdoshme të sigurohemi se marrja e vendimeve afatshkurtra – nga plani i radhës pesëvjeçar për Kontributin e Vendosur Kombëtar nën Marrëveshjen e Parisit – është në përputhje me trajektoret zhvillimore afatgjata të Kinës. Përndryshe është shumë e lehtë ta mënjanojmë zgjidhjen e problemit duke shpresuar se mrekullisht do të rregullohet vetë.

Për Kinën, pikat kryesore referuese janë arritja e kulmit të emisioneve të dyoksidit të karbonit nga viti 2025, caktimi i intensitetit më ambicioz të karbonit (70-75 për qind ulje), caqe për karburante jofosile dhe caktimi i caqeve për ta ulur konsumimin e qymyrit në shtëpi. Nëse Kina do të mund t’i japë fund ndërtimit dhe financimit të objekteve të reja të qymyrit – në shtëpi dhe jashtë nëpërmjet nismës “Belt and Road Initiative” – do të jetë një test vendimtar.

Fatmirësisht, përveç ndikimit shkatërrues të qymyrit në klimë, tashmë nuk është as i suksesshëm ekonomikisht. Vetëm në vitin 2019, gjenerata e fuqisë së qymyrit ra në 24 për qind në BE dhe në 16 për qind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e çuar në një nivel sa gjysma e nivelit të 2007-s. Vetëm në Kinë afro 60 për qind e kapacitetit enorm të qymyrit është duke sjellë humbje, duke ia dhënë qeverisë çdo arsyeje për ta rritur përqendrimin e saj global në energjinë solare dhe të erës dhe për ta përdorur arritjen ndërkombëtare për të nxitur rinovime përtej kufijve të saj.

Sikurse Kina, BE-ja gjithashtu duhet të demonstrojë se si mund t’i arrijë caqet e saj afatgjata. Komisioni Evropian ka vendosur që një ulje e emisioneve prej 55 për qind në vitin 2030 – të paktën – do të jetë e nevojshme për ta arritur cakun e saj të neutralitetit klimatik. Tani duhet ta fitojë mbështetjen e 27 shteteve anëtare. Parlamenti Evropian ka kërkuar për një cak prej 60 për qind. Sa më shpejt që të arrihet një marrëveshje, aq më të mëdha janë mundësitë që BE-ja të ecë tutje.

Me të njëjtin synim në kokë, Kina dhe Bashkimi Evropian do të kenë mundësi të bollshme për ta thelluar bashkëpunimin e tyre. Të dy po përballen me sfida të ngjashme kur vjen puna te rikuperimi nga kriza e COVID-19, ngritja e rolit të financave të qëndrueshme, menaxhimi i lirimit të kredive dhe sigurimi i vetëm një transicioni për punëtorët në sektorët intensivë të karbonit dhe sektorët e tjerë që do të mund të ndikohen. Bashkëpunimi nuk duhet të kufizohet vetëm në nivel kombëtar. Bashkëpunimet mes qyteteve, rajoneve, provincave dhe industrive premtojnë shumë.

Nëse Kina dhe BE-ja i arrijnë pikat e mëdha të referimit në vazhdim, ndërlikimet globale do të jenë të gjera dhe të thella. Kina, “fabrika e botës”, ka qenë eksportuesi më i madh dhe importuesi i tretë më i madh më 2018. Duke caktuar standarde më të qarta dhe duke u përqendruar në përpjekjen e tërë shoqërisë për ta arritur cakun e saj “net-zero”, mund të ketë ndryshim të veçantë në shtrirjet e rrjeteve furnizuese në Brazil, Australi dhe Indonezi, gjithashtu edhe në tërë rajonet nga Afrika deri në Lindjen e Mesme. Për ta thënë troç, qeveritë e botës duhet t’i rivlerësojnë planet e tyre ekonomike afatgjata nga këndvështrimi i gjelbërimit.

Duke ardhur në përfundim të bisedave me BE-në, deklarimi i Kinës gjithashtu na e rikujton rolin qenësor që duhet ta luajë diplomacia. Edhe pse ShBA-ja i ka kaluar katër vjetët e kaluar duke i lëkundur institucionet multilaterale, bashkëpunimi ndërkombëtar është ende i mundshëm dhe vazhdon të ofrojë përfitime të thella për ata që kyçen në të.

Pa marrë parasysh se sa shpejt ShBA-ja mund t’i rikthehet komunitetit ndërkombëtar, trajektorja globale është e qartë. Heqja dorë nga konsumimi i energjisë është destinacioni dhe të gjithë udhëheqësit do të jetë mirë ta arrinin qëllimin e tyre në përputhje.

(Autorja është ish-ambasadore e Francës në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik, shefe ekzekutive e Fondacionit Evropian Klimatik dhe profesoreshë në “Sciences Po” në Paris. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”).