Vështrime

Dasma e Graçanicës: një ceremoni me shumë habere

Dasma e Graçanicës: një ceremoni me shumë habere

Dhëndri nga Shkupi që u martua në tempullin mesjetar këto ditë, më së paku e kishte me Kosovën. Mesazhi i tij ishte për vetë vendin prej kah vjen, por edhe me gjithë rajonin nga pak, nga Shkupi, Beogradi, Podgorica, Athina, e deri te Moska e Stambolli…

Ardhja e kryetarit të njërës nga komunat kryesore të kryeqytetit të Maqedonisë Veriore në Kosovë për t’u kurorëzuar në manastirin ortodoks të Graçanicës, ka tërhequr si lajm reagime e kuptime të ndryshme gjithandej.