Vështrime

Garancitë...

Isa Mustafa si kryeministër i një shteti sovran e të pavarur nënshkroi marrëveshje me një shtet tjetër, ku e kishte specifikuar në detaje formën se si do të krijohej rrafshi i tretë i pushtetit në Kosovë, ndërkohë që kërkoi një garanci prej dikujt që nuk e kishte as fuqinë politike e as bazën juridike për ta dhënë një garanci të tillë. Sepse Mogherini nuk ka qenë as Komisioni Evropian e as Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Deri dje personaliteti i javës qe Aro Muriq - me një mbrojtje fenomenale të një penalltie që iu fal grekëve në Athinë. Me disa intervenime shumë të mira e mbajti portën e pamposhtur, duke e nxjerrë një pikë të madhe për Kosovën.

Porse, politika nuk na e la ta shijojmë këtë kënaqësi gjatë. Deri në fund të javës, personalitetet ndryshuan dhe madje u shtuan.