Vështrime

Rekordet e Donald Trumpit

Sa më të këqija anketat dhe sa më afër dita e zgjedhjeve, aq më i madh tërbimi i Donald Trumpit

Pew Research Center është një institut amerikan për matje të opinionit publik. Matja e fundit merret me atë se çka mendojnë popujt e tjerë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rezultatet janë dramatike dhe tregojnë dëmin që u ka shkaktuar raporteve transatlantike presidenti Donald Trump. Sipas Pew Research Center, vetëm 41 për qind e britanikëve kanë mendim pozitiv për SHBA-në.

Kaq negativ nuk ka qenë kurrë mendimi i britanikëve për SHBA-në. Britanikët me të drejtë krenohen se kanë një raport special me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Francë vetëm 31 për qind e qytetarëve kanë mendim pozitiv për SHBA-në. Në Gjermani vetëm 26 për qind. Ky trend është, pak a shumë, i ngjashëm edhe në vende të tjera të Evropës Perëndimore. Për shembull, vetëm 6 për qind e danezëve duan që Trumpi të rizgjidhet, te gjermanët janë 11 për qind, te britanikët 13 për qind. Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete tjetër.