Vështrime

Serbia në udhëkryqin e fuqive të mëdha

Kapërcimi i dallimeve me Kosovën mund të jetë çelësi për shpërfaqjen e Serbisë si një forcë e rëndësishme për zhvillimin dhe stabilitetin rajonal

Serbia ka qenë në këtë pikë edhe më herët. Në kohë të lashta, Ballkani Perëndimor ka qëndruar nëpër vijën ndarëse midis Perandorisë Romake dhe kufirit të pafundmë të Lindjes. Më vonë, rajoni shënoi pikën e përputhjes së interesave konvergjente të Rusisë Imperialiste dhe Austro-Hungarisë e Perandorisë Osmane.

Por të qenit në udhëkryqin e fuqive të mëdha jo domosdoshmërisht ju vë në pragun e fuqive të mëdha. Përkundrazi, mund t’ju vërë në shtegun e paqes dhe prosperitetit.