Vështrime

Evropa i shpëton populistët e saj

Nuk është sekret se edhe në Hungari, edhe në Poloni fondet e BE-së sistematikisht janë përdorur për të financuar korrupsionin politik apo privat dhe për të siguruar pagesa për të dëgjueshmit politikë

VARSHAVË – Siç edhe u prit, Parlamenti Evropian iu vërsul buxhetit të dakorduar të Këshillit Evropian dhe pakos për përgjigje ndaj pandemisë. Kostoja prej 1.8 trilionë eurosh dhe shkurtimet e propozuara për financimin e zhvillimit, përfshirë shkencën dhe hulumtimet, si pritej u përballën me rezistencë. Por guri më i madh pengues gjithmonë dihej se do të jetë propozimi që financimi i BE-së të kushtëzohet me respektimin e sundimit të ligjit.