Vështrime

Covidi dhe besimi

Kosova është shembull edhe më ekstrem i mosbesimit në rekomandimet për të ngadalësuar përhapjen e virusit, sepse në Kosovë mbretëron një mosbesim në gjithçka. Por kosovarët nuk janë të vetmit që në përqindje të madhe besojnë në teori konsipracioni edhe rreth këtij virusi. Problemi kryesor në Kosovë është mungesa kronike e besimit në sistemin e vendim marrjes

Ilustrimi më i mirë i teorive të konsipracionit ishte biseda e imagjinuar me një konspiracionist. Në pyetjen se “çfarë mendon për virusin korona?”, ai përgigjet se “nuk ekziston virusi, por është shpikur”. I njejti në pyetjen se çfarë mendon për rrjetin 5G përgigjet se “ai rrjet ka përhapur virusin korona”. Në shqip kësaj do ti thonin “hyp se të vrava - zbrit se të mbyta”. Me fjalë tjera, nuk ia vlen të tentosh që të merresh me luftimin e teorive të konspiracionit. Sepse, pa marrë parasysh të vërtetën, konspiracionistët do ta kenë gjithmonë versionin e tyre të së vërtetës.