Vështrime

Muajt pandemiko-kushtetues

Tashmë jemi mësuar jo vetëm me ditët e Kushtetutës, kur kujtojmë hartimin dhe hyrjen e saj në fuqi. Kemi filluar të mësohemi me javët e muajt e interpretimit të Kushtetutës, e besa edhe më gjatë. Ajo nuk interpretohet vetëm nga ata që do të duhej ta bënin atë, pra nga ekspertët - gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese.

Si duket sfidën më të madhe Gjykata Kushtetuese vazhdon ta ketë nga vetë përmbajtja e Kushtetutës sonë, e gjithashtu nga vendimet e mëparshme të po kësaj gjykate, shtyrë nga goditjet (zhvillimet) politike.