OpEd

Si u bë që shteti më i pasur në botë të mbetej pa maska

Një rrëfim tipik amerikan për kapitalizmin që po konsumon gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë.

Pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbesin pa maska për punonjësit mjekësorë? Si u bë që shteti i kamur në botë të vijë në këtë derexhe tragjike dhe të shmangshme? Dhe sa kohë do të duhet derisa të ofrohen materiale të nevojshme, nëse është edhe e mundshme tashmë? Gjatë ditëve të fundit jemi duke shtruar pyetje, sepse mungesa e materialit mbrojtës, sidomos maskave, është duke më goditur më shumë sesa shumë absurditete neveritëse në reagimin e Amerikës ndaj pandemisë.

Megjithatë, do të ishte e këndshme të kishim teste të hershme të përhapjes për koronavirus, strategjia e Koresë Jugore përdori për të frenuar shpërthimin e saj. Do të ishte mahnitëse nëse do të mund të shmangnim mungesën e respiratorëve dhe hapësirave spitalore, të shmangnim katastrofën që ka pllakosur Italinë. Por asnjëra më nuk kanë peshë – në fakt, nuk është e mundshme asnjë ndërhyrje e rëndësishme – nëse punëtorët e kujdesit shëndetësor nuk mund të kontaktojnë me pacientët me ko ronavirus pa u sëmurë edhe vetë.

Kjo do të ndodhë vetëm atëherë kur maskat e fytyrës, mbrojtëset e syve, dorëzat dhe mantelet të sigurohen me çmim të lirë. Kjo i bie se kemi dështuar të sigurojmë material të sigurt mbrojtës për punëtorët e mjekësisë – e lëre më njerëzit e sëmurë dhe publiku, me disa ekspertë të shëndetësisë mund të ishin rekomanduar nëse do të kishte mjaftueshëm maska – duket se ka qenë një neglizhencë. Çfarë mënyre e ulët dhe e turpshme që një vend të dështojë: Për një maskë prej 75 centësh ra mbretëria. 

Më vjen keq që më duhet të them se kërkimi i informacioneve për mungesën e maskave nuk e ul shkallën e zemërimit. Përgjigjja se pse po ngelim pa material mbrojtës përfshin një listë tipike amerikane të patologjive kapitaliste – ngritja dhe joshja e shmangshme e prodhimit të lirë jashtë vendit, dhe një dështimi strategjik, në nivel kombëtar dhe në industrinë e kujdesit shëndetësor, për të shqyrtuar seriozisht shkallëzimin e të metave që dolën prej nismave për të reduktuar çmimet. 

Mbase mënyra e vetme për adresimin e mungesës tani është të pranohet se tregu është copëtuar, dhe të kemi hap qeveritar shtytje të prodhimit global dhe lokal. Presidenti Trump, neveritshëm, ka rezistuar deri tani që të urdhërojë kompanitë për të prodhuar më shumë material dhe pajisje. Në rastin e maskave, prodhuesit thonë se ata po lëvizin edhe me malet për t’i dhënë vrull prodhimit, dhe disa kompani të mëdha po dhurojnë milionë maska nga rezervat e tyre. 

Por edhe pjesa tjetër e botës ka nevojë urgjente për maska – vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luftimi i koronavirusit kërkon më shumë se 3.5 miliardë maska, sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane -  bujaria kooperative nuk kishte më shumë mundësi. Njerëzit në biznesin e maskave thonë se do të duhen disa muaj, së paku, për zgjerim të prodhimit të theksueshëm.

“Ne jemi sot në kapacitetin e plotë, dhe me ngritje të prodhimit duke ndërtuar një tjetër fabrikë ose zgjerimi i mëtejshëm i prodhimeve do të kërkojë edhe tri deri në katër muaj”, ka deklaruar Guillaume Lavderdure, shef i operimit të Medicom, kompani kanadeze që prodhon maska dhe pajisje të tjera protektive në fabrika anembanë botës. 

Dhe, edhe pse disa prodhues jotradicionalë të fabrikave të kanotierave dhe të prodhuesve të tjerë që kanë bërë të ditur planet për të përshpejtuar prodhimin e maskave, është e paqartë se do të jenë në gjendje të përmbushin standardet e kërkuara të sigurisë ose do të zgjasin edhe orarin e punës që të përmbushin kërkesat. 

Pakkush në industrinë e pajisjeve të mbrojtjes janë befasuar me mungesën, sepse ata e kishin parashikuar për vite me radhë. Më 2005 administrata e George W. Bushit kishte bërë thirrje për koordinim të prodhimit të brendshëm dhe për stoqe të materialit mbrojtës si përgatitje ndaj gripit të shpezëve. Më 2006, Kongresi aprovoi fonde për të shtuar materialin mbrojtës për rezervën strategjike kombëtare – në mesin e shumë gjërave, edhe ruajtjen e 52 milionë maskave dhe 104 milionë maskave respirative N95. Por rreth 100 milionë maska në rezervë ishin dërguar më 2009 për të luftuar pandeminë H1N1, dhe Qeveria asnjëherë nuk ishte lodhur që të dërgonte të reja në rezervë. 

Këtë muaj Alex Azar, sekretar i shëndetësisë dhe shërbimeve humane, dëshmoi se janë vetëm dyzet milionë maska në rezervë – apo rreth një për qind e materialit të projektuar kombëtar. Dhe me fillimin e përhapjes së koronavirusit në Kinë në fillim të vitit, mungesa globale e materialit mbrojtës nisi të dukej e pashmangshme. 

Por tashmë ishte shumë vonë që Qeveria amerikane të bënte diçka për ta zgjidhur problemin. Dy dekada më parë, shumica e materialit mjekësor mbrojtës prodhohej brenda vendit. Por si shumica e produkteve biznesore të këtyre nevojave, edhe prodhimi i maskave të fytyrës ishte zhvendosur përtej oqeaneve. “Kina prodhon tetëdhjetë për qind të maskave të botës”, ka deklaruar Laverdure. 

Spitalet nisën të mbeteshin pa maska për të njëjtën arsye sikurse supermarketet me letra higjienike – sepse edhe në këtë aspekt ishte menduar se nuk duhej të shkohej me sistem qëndrueshmërie, por me optimizim efikas. 

“Po flisni për një produkt luksi”, ka thënë Michael Alkire, president i “Premier”, kompani që shet pajisje mjekësore dhe sisteme shëndetë sore. Në zinxhirin e furnizimit, ka thënë ai, “askush nuk dëshiron të ketë prodhim masiv, sepse askush nuk dëshiron çmim të lirë”. 

Në janar furnizimi ishte nën presion të madh. Teksa po merrej me shpërthimin e saj të virusit, Kina filloi të kufizonte eksportimin e pajisjeve mbrojtëse. Pastaj, të njëjtën gjë e bënë edhe shtetet e tjera – Tajvani, Gjermania, Franca dhe India morën hapa për ndaljen e eksporteve të pajisjeve mjekësore. Kjo bëri që spitalet amerikane të kërkonin gjithnjë e më shumë maska nga prodhuesit, përherë e më të paktë. Njerëzit në industri më siguruan se do të përgatiteshin më mirë për herën tjetër. 

“Ne do të sigurohemi më shumë që t’i kemi të përgatitura sistemet tona të shëndetësisë dhe që kurrë të mos kemi skenar të ngjashëm”, ka thënë Alkire. “Do të ketë më shumë prodhim të brendshëm të këtyre produkteve në të ardhmen”. Këtë nuk e vë në dyshim – porse ne nuk bëmë plan, si komb, që këtë mungesë të parashikueshme ta kthejmë leksion. Sigurimi i materialit të mjaftueshëm mbrojtës ishte produkti më i lirë që do të mund të kishim për të ngadalësuar pandeminë. Fakti se ne dështuam në këtë punë, vë në pah pazotësinë tonë kombëtare alarmuese për ta marrë me mend dhe për t’u përgatitur për më të keqen. Do të kemi mjaft maska në kohën e katastrofës së radhës. Por a nuk do të ishte e udhës që njëherë e përgjithmonë të ishim të përgatitur për të keqen para se të na plaset në fytyrë?