Vështrime

Dy për qind

Pesë vende pune lexova që i paska mbajtur kryetarja e Bordit të Telekomit, deri ditën kur me vendim të Qeverisë së re ajo dhe “emisarët” e tjerë partiakë u shkarkuan. Njërin nga to e paska vend pune të rregullt për afro 11 vjet jo në këtë ndërmarrje, por në KEK, një tjetër institucion po ashtu i kapur. Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, përveç dy pagave në kompanitë publike, dy të tjerat ajo i ka marrë nga kompanitë private dhe një pagë nga një organizatë joqeveritare.

Mbajtja e dy, tre, katër... e edhe shtatë vendeve pune nuk është se përbën më kuriozitet. Në vendin e kontrasteve është vështirë t’i besosh, jo gënjeshtrës, por të vërtetës.