Vështrime

Durrësi - fotografia më e çmuar e Vuçiqit

Rama duhet ta kuptojë se nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa Kosovën, nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Serbinë duke e anashkaluar Kosovën dhe nuk do të ketë bashkëpunim normal me Serbinë pa u normalizuar së pari marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. E vërtetë që ka nisur mbrapshtë, e saktë se janë bërë gabime të rënda, por duhet shikuar se si të sanohen dhe jo të thellohen. Për këtë, fillimisht, nevojitet urgjentisht një tryezë bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë, për të vendosur se si të shkohet tutje. Me inate personale të liderëve, më së shumti do ta pësojnë vetë shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri

JANË DY LINJA të analizës, që duhet bërë të ndara, sa i përket iniciativës së asaj që po quhet Schengen ballkanik dhe Samitit të Tiranës, ndaj të cilit shpërthyen reagimet e ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.