Vështrime

Kosova e mundi populizmin!

Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të zhvilluara dy ditë më parë, shpartalluan politikanët që mbajtën mbi kokë për 12 vjet rresht dhe që i kishin (keq)qeverisur.

Çliruan veten nga ish-“çliruesit”! Nga të dehurit nga pushteti i pakufishëm që gjetën mes duarve dhe që, në shumicën e rasteve, nuk ditën si ta përdornin, duke e keqpërdorur. Nga seriali i dështimeve në ekonomi, në privatizime dhe nga qeverisja me slogane e me zvministra pa fund. Nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftuan në vitet 1998-1999, por që kur erdhi puna për të qeverisur vendin, u treguan të paaftë dhe u munduan ta mbulonin këtë paaftësi dhe nepotizmin e pafytyrë që pollën, duke sjellë në ndihmë populizmin.