Vështrime

Revokueshmëria e njohjes në të drejtën ndërkombëtare

Këtë periudhë elektorale në Kosovë do të flitet edhe për këtë model të pazakontë të ndërtimit të raporteve ndërshtetërore, për çka laikët e së drejtës ndërkombëtare, do të abuzojnë kryesisht për qëllime politike, me këtë institut të rëndësishëm në të drejtën ndërkombëtare.

Njohja e një shteti nga një shtet tjetër nuk është një kontratë ose një dhuratë e falur. Është një deklarim i aftësisë dhe pëlqimit për ta pranuar shtetin tjetër, siç përcaktohet nga faktet objektive. Këto fakte nuk janë domosdoshmërisht të qëndrueshme.