Vështrime

“Naivët” dhe “të rrezikshmit” e kufijve!

Qasja e Presidentit të Kosovës, si institucion, bart rreziqet, më të mëdhatë, në ҁdo aspekt, në ҁështjen e hapur kohëve të fundit për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë. Deklaratat e tij “për kompromise të dhimbshme”, për “korrigjim të kufijve”, për “bashkim të Luginës” me Kosovën, për “planin B”, përbëjnë burim të panikut dhe terrorizimit të qytetarëve dhe jo vetëm.

Nuk ka naivitet më të madh dhe më të rrezikshëm se sa të mendohet që Serbia është bërë miqësore ndaj Kosovës dhe ajo tani do të pranojë t’ia kthejë Kosovës Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin, e të mos kërkojë asgjë.