TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Basketbol

Trepça'dan bir başka ikna edici zafer.

Trepça - Priştine

Trepça ka realizuar tjetër fitore bindëse në elitën e basketbollit kosovar. 

Kampionia në fuqi e Kosovës fitoi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ndaj Rahovecit 029 me rezultatin e thellë, 92:58. 

Çereku i parë u mbyll 15:15, ndërsa pas pjesës së parë, rezultati ishte 40:31 në të mirë të Trepçës. 

Edhe më thellë mitrovicasit fituan në periudhën e tretë, 33:11, ndërsa në çerekun e fundit hyri me 31 pikë dallim, 73:42. Çereku i katërt përfundoi 19:16 në të mirë të Trepçës. 

Kenneth Hasbrouck i shënoi 19 pikë dhe shtoi një asistim.  Jacori Payne i pati 16 pikë, tri kërcime e po aq asistime. 

Pikë dyshifrore pati edhe James Graham, 14 gjithsej.  Visar Ejupi ishte më i dalluari te mysafirët me 10 pikë, dy asistime e një kërcim. 

Trepça ka 14 pikë me 6 fitore e dy humbje. Të njëjtat statistika i kanë edhe Bashkimi e Bora. 
Rahoveci 029 e pësoi humbjen e gjashtë. I ka edhe dy fitore.