Sulmuesi i talentuar i Stuttgartit, Enis Rexhepi, ka mbërritur të dielën mbrëma në Prishtinë për t’iu bashkuar Kosovës në grumbullim për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Irlandës.
Ai ka folur për vendimin për të përfaqësuar Kosovën. Ka thënë se ka qenë i lehtë vendimi për t’iu bashkuar “Dardanëve”.
“Ka qenë shumë lehtë të vendos për Kosovën sepse kam vendosur me zemër”, ka thënë Rexhepi për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Rexhepi 18-vjeçar u lind në Heilbronn të Gjermanisë ndërsa ka edhe nënshtetësi të Shqipërisë. Ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë. Ndeshjen e fundit me U19 të Shqipërisë e luajti më 31 mars. Me Shqipërinë U17 ka shtatë paraqitje, ndërsa me grupmoshën U19 të “kuqezinjve” ka tri paraqitje e një gol të shënuar.
Rexhepi ka arsyetuar vendimin për të luajtur për Kosvën.
“I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë, në Gjermani. Projekti më pëlqen shumë këtu”, është shprehur ai.
Rexhepi ka premtuar maksimumin për fanellën “dardane”.
“Kosova i ka lojtarët shumë të mirë, unë e jap maksimumin për të qenë gati”, thotë Rexhepi.
Rexhepi, Stuttgart'ta yetişiyor ve büyük bir yetenek olarak kabul ediliyor. Son zamanlarda Stuttgart'ın genç takımında üçüncü ligde ve Gençler Şampiyonlar Ligi'nde forma giydi. Tüm müsabakalarda 18 maçta 16 gol ve 2 asist kaydetti.