Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës në vitet ’90, Ilaz Ramajli, ka rrëfyer momentet e para para votimit të Deklaratës së 2 Korrikut 1990, kur forcat serbe kishin marrë nën kontroll ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe kishin penguar mbajtjen e mbledhjes së delegatëve.
Halkla ilişkiler sorumlusuyla yapılan görüşmede Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Ramajli ka treguar se kishte shkuar në punë rreth orës 07:00, pa e ditur se atë ditë do të ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Sipas tij, indikacionin e parë se situata kishte ndryshuar e kishte marrë rreth orës 08:00, kur në kabinetin e tij kishte hyrë një zyrtar policor që siguronte ndërtesën e Kuvendit.
“Nënkryetar, na i morën kompetencat”, i kishte thënë ai Ramajlit.
Kur e kishte pyetur se kush ua kishte marrë kompetencat, zyrtari i ishte përgjigjur se një njësi e veçantë, e cila nuk ishte pjesë e Policisë së Kosovës, i kishte larguar nga hyrjet dhe zyrat që i ruanin.
Ramajli ka treguar se më pas kishte mësuar se dyert e Kuvendit ishin mbyllur dhe ndërtesa ishte rrethuar nga policë të uniformuar me pajisje të plota, përfshirë skafandrat.
Ayrıca
Surroi: 2 Temmuz Deklarasyonu siyasi liderliğin değil, delegelerin kendilerinin bir girişimiydi.
Ai ka rrëfyer edhe përpjekjet që kishte bërë për të gjetur një zgjidhje me drejtuesit e atëhershëm të institucioneve të Kosovës, në mënyrë që delegatët të lejoheshin të hynin në Kuvend.
“Jusufi (Karakushi, ish-ministër i Brendshëm) tha: ‘Ilaz! Unë edhe zyrën ma kanë okupu, nuk jam ma në zyrën time. A po e sheh? Në këtë situatë jam’”, ka treguar Ramajli.
Sipas tij, në atë moment e kishte kuptuar se situata nuk mund të ndryshohej më dhe kishte vendosur të dilte te delegatët, të cilët po përgatiteshin për mbajtjen e mbledhjes jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Gjatë bisedës, Surroi e ka cilësuar atë që kishte ndodhur si grusht shtet, ndërsa Ramajli është pajtuar me këtë përshkrim.
“Absolutisht kishin ardhë njerëz të tjerë të armatosur, policë. Edhe atëherë unë vendosa që nuk ka më arsye me ndejt dhe dola te delegatët”, ka thënë ai.
Ayrıca
Ramajli, Miloseviç ile görüşmesini şöyle anlatıyor: "Bana, Sırbistan surunu geçen herkesin kafasının zarar göreceğini söyledi."
Ramajli ka treguar se para fillimit të mbledhjes kishte biseduar me Muharrem Shabanin, i cili do ta lexonte Deklaratën Kushtetuese. Ai ka përmendur edhe diskutimet rreth përmbajtjes së dokumentit dhe një version tjetër të tij, të prezantuar nga delegati Ruzhdi Bakalli.
Në fund, delegatët e kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, përmes së cilës Kosova shpallej njësi e barabartë dhe e pavarur në kuadër të federatës jugosllave. Ramajli ka veçuar edhe nënshkrimin e delegatëve, duke sqaruar se ata fillimisht kishin nënshkruar për prezencën e tyre në mbledhje.