Trepça ka realizuar tjetër fitore bindëse në elitën e basketbollit kosovar.
Kampionia në fuqi e Kosovës fitoi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ndaj Rahovecit 029 me rezultatin e thellë, 92:58.
Çereku i parë u mbyll 15:15, ndërsa pas pjesës së parë, rezultati ishte 40:31 në të mirë të Trepçës.
Edhe më thellë mitrovicasit fituan në periudhën e tretë, 33:11, ndërsa në çerekun e fundit hyri me 31 pikë dallim, 73:42. Çereku i katërt përfundoi 19:16 në të mirë të Trepçës.
Kenneth Hasbrouck i shënoi 19 pikë dhe shtoi një asistim. Jacori Payne i pati 16 pikë, tri kërcime e po aq asistime.
Pikë dyshifrore pati edhe James Graham, 14 gjithsej. Visar Ejupi ishte më i dalluari te mysafirët me 10 pikë, dy asistime e një kërcim.
Trepça ka 14 pikë me 6 fitore e dy humbje. Të njëjtat statistika i kanë edhe Bashkimi e Bora.
Rahoveci 029 e pësoi humbjen e gjashtë. I ka edhe dy fitore.