Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar ndaj prodhimit dhe shpërndarjes së suxhukut të kompanisë “Buquku” pasi thuhet se është konstatuar ADN-ja e pulës të padeklaruar në produktin “Suxhuk shtëpiak”.
Në njoftimin e AUV-së thuhet se gjatë kontrollit është identifikuar prania e ADN-së së pulës, pavarësisht se në deklaracionin e produktit figurojnë vetëm mish dhe yndyrë lope.
“Mostra e produktit është marrë nga inspektorët e AUV-së dhe është analizuar në laboratorin ALIMENTI-OMNILAB në Bullgari. Sipas rezultateve laboratorike, është konfirmuar prania e ADN-së së gjedhit dhe ADN-së së pulës. Rezultati laboratorik ngre dyshime për praninë e përbërësve me origjinë nga pula, të padeklaruar në produkt, përfshirë mundësinë e përdorimit të mishit të pulës të ndarë mekanikisht (MDM). Analiza konfirmon praninë e ADN-së së pulës, por nuk përcakton llojin, sasinë apo burimin e materialit të përdorur. Verifikimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse është përdorur mish i ndarë mekanikisht apo përbërës të tjerë me origjinë nga pula”, thuhet në njoftim.
Përdorimi i mundshëm i mishit të ndarë mekanikisht në produkte tradicionale si suxhuku shtëpiak thuhet se kërkon vëmendje të veçantë për sigurinë ushqimore.
“Procesi i ndarjes mekanike mund të ndikojë në strukturën e mishit dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj kontaminimit dhe shumimit të mikroorganizmave, veçanërisht në rastet kur nuk respektohen kushtet e higjienës, ruajtjes dhe përpunimit”, thuhet në njoftim.
Pas pranimit të rezultateve laboratorike, thuhet se inspektorët e AUV-së kanë realizuar kontroll zyrtar te operatori ekonomik.
“Sipas procesverbalit të inspektimit, janë bllokuar gjithsej 178 kg produkte, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg suxhuk shtëpiak. Njëkohësisht, është urdhëruar ndalimi i prodhimit të suxhukut dhe tërheqja e produkteve nga pikat e shpërndarjes”, thuhet në njoftim.
AUV-ja thuhet se do të zgjerojë kontrollet zyrtare për të verifikuar përbërjen e të gjitha produkteve të mishit të këtij operatori, burimin dhe gjurmueshmërinë e lëndëve të para, përfshirë përdorimin eventual të mishit të ndarë mekanikisht, procesin teknologjik të prodhimit, kushtet e ruajtjes dhe zinxhirin e ftohtë, përputhshmërinë me deklaracionet e produkteve, si dhe statusin dhe fushëveprimin e aprovimeve për aktivitetet e prodhimit dhe përpunimit.
Kontrollet thuhet se do të përfshijnë edhe verifikimin e dokumentacionit të furnizimit, regjistrave të prodhimit, kushteve të fermentimit, tharjes dhe trajtimit termik, sipas natyrës së produkteve, si dhe analizat përkatëse laboratorike për identifikimin e rreziqeve të mundshme mikrobiologjike.
Gjetja laboratorike thuhet se i referohet produktit “Suxhuk shtëpiak” të testuar dhe nuk nënkupton se e njëjta mospërputhje është konstatuar në produktet e tjera të operatorit. Kontrollet e mëtejshme thuhet se do të përcaktojnë shtrirjen e mundshme të parregullsive dhe zbatimin e masave të urdhëruara.
“Sipas nenit 8 të Ligjit nr. 08/L-120 për Ushqim, mbrojtja e konsumatorëve përfshin parandalimin e praktikave mashtruese dhe falsifikimit të ushqimit. Operatorët ekonomikë janë përgjegjës për deklarimin e saktë të përbërjes, gjurmueshmërinë dhe respektimin e kërkesave të sigurisë ushqimore për produktet që vendosin në treg. AUV do të ndërmarrë masat përkatëse administrative dhe inspektuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rezultatet e kontrolleve zyrtare, si dhe do ta informojë publikun për çdo konstatim dhe masë të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Ajans, tüketicilerin satın aldıkları gıdaların bileşimi ve güvenliği hakkında doğru bilgilendirilme hakkına sahip olduğunu, şeffaflığın, doğru beyanın ve gıda güvenliği standartlarına uymanın ise her ekonomik işletmenin yasal yükümlülüğü olduğunu yinelemektedir.
KOHA ka provuar që të marrë një përgjigje nga kompania “Buquku” dhe me pranimin e saj teksti do të përditësohet.