TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Arberi

Priştine'deki bir kuyumcudan 6 kg altın çalınmasıyla ilgili olarak iki kişi hakkında iddianame hazırlandı.

Arkiv

Foto arkiv nga dita kur ka ndodhur vjedhja

Fotoğraf: “Driton Pacharada”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve X.V., dhe B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shpëlarja e parave”. 

Sipas aktakuzës, i pandehuri X.V., në bashkëkryerje me persona të tjerë të paidentifikuar, dyshohet se gjatë periudhës 18-19 janar 2026, ka kryer vjedhje të rëndë në një argjendarie në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. 

Të dyshuarit, pasi kanë depërtuar përmes murit të argjendarisë me anë të një mjeti elektrik prerës kanë hapur kasafortën, nga e cila kanë marrë rreth gjashtë kilogramë ari, stoli dhe një armë zjarri. Vlera e dëmit të shkaktuar nga kjo vepër penale thuhet se është në vlerë prej 1 milon e 236 mijë euro.

“Gjithashtu, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit X.V., më datë 30 Mars 2026, rreth orës 10:00, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë të llojit “Ekol Tuna”, një karikator dhe tre fishekë, të cilat i pandehuri i mbante pa autorizim”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit X.V. dhe B.B., gjatë periudhës 21 janar deri më datë 23 shkurt 2026, duke qenë në dijeni se paratë e gatshme që kishin në dispozicion rrjedhin nga vjedhja e argjendarisë, dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me qëllim të fshehjes dhe maskimit të prejardhjes së tyre të kundërligjshme duke i përdorur ato për blerjen e një banese në Prishtinë.

“Në këtë drejtim, e pandehura B.B., në gjashtë raste, ka depozituar në llogarinë e saj bankare gjithsej 44.300 euro, duke deklaruar se paratë ishin kursime familjare dhe se rrjedhnin nga veprimtari të ligjshme biznesore. Në këtë mënyrë, të njëjtat mjete financiare, dyshohet se janë qarkulluar disa herë përmes llogarive bankare, me qëllim të krijimit të një pamjeje të rremë të një transaksioni të ligjshëm financiar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, çmimi real i banesës në shumën prej 85.000 eurosh, i ishte paguar në para të gatshme personit të autorizuar për shitjen e saj nga e pandehura B.B., në prani të të pandehurit X.V., me ç’rast ajo ishte bërë blerëse e banesës.

Në kuadër të aktakuzës, Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës konfiskimin e përhershëm të dobisë pasurore të realizuar me vepër penale, përkatësisht banesës së blerë në mënyrën e përshkruar, si dhe një veturë, të cilat aktualisht janë nën urdhër ndalues përfundimtar.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.