Pjesë e “Top Kohës” këtë javë ishte edhe Enxhi Nasufi nga Shqipëria. Artistja për herë të parë u prezantua në televizione kosovare. Nasufi përmendi se kosovarët i dhanë mbështetjen më të madhë në talent shout në të cilat mori pjesë.
Nasufi është artiste multidimensionale nga Shqipëria, e cila së fundi ka publikuar projektin "Imagjinoj". Ky projekt është i lansuar vetëm me tekst dhe ka ritëm veror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç këngës, Enxhi ka nisur një rrugëtim të ri në televizion si moderatore. Për të kjo përvojë është ndryshe nga të tjerat por që po e shijon shumë. Gjatë kësaj periudhe, Enxhi tregoi se nuk e ka ndjerë fare karantinën nga puna në teren.
Këtë javë në “Top Koha Music” janë gjashtë këngë të reja si propozim i javës: Dhurata Dora – “Ferrari”, Dafina Zeqiri ft Ledri Vula x Lumi B – “Aman”, Ghetto Geasy feat Majk – “Zhytem”, Butrint Imeri – “Si përpara”, Mozzik – “Madonna”, Malik – “Vietnamez”.