TOP KOHA MUSIC

Donarti promovon projektin “International”

Donart quhet artisti i ri që ka publikuar projektin e tij më të ri “International”. Rep artisti është pjesë e labelit “2Euro Gang” dhe planifikon që karrierën ta zhvillojë në Kosovë dhe Gjermani.

Tekstet e tij kryesisht i shkruan në gjuhën gjermane por disa prej tyre janë edhe shqip. Për të është e rëndësishme që të ketë sukses në të dy shtetet.

Gjithashtu, Donarti për këtë verë ka planifikuar ti publikoj edhe disa bashkëpunime njëri prej tyre do të jetë me rep artistin dhe mikun e tij, RON.