Tokio 2020

Atleti nga Bahrejni suspendohet, kishte marrë transfuzion gjaku në “Tokio 2020”

Atleti nga Bahrejni, Alsadik Mikhou është suspenduar pasi kishte marrë transfuzion gjaku gjatë Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

31-vjeçari, që garoi në 1500 metra, kishte ofruar mostër një ditë para se të garonte të martën.

Agjencia Ndërkombëtare e Testimit (ITA) ka thënë se Mikhou ka të drejtën të kërkojë testimin e mostrës B.

Dopingu i gjakut artificialisht i jep shtytje aftësisë së gjakut për të sjellë më tepër oksigjen te muskujt, që përmirësojnë përformancën.

Më herët në Lojërat Olimpike u suspenduan për doping edhe sprinterja nga Nigeria, Blessing Okagbare dhe kenianin Mark Otieno Odhiambo.