Norvegjia do të luajë me ekipin e Komitetit Olimpik të Rusisë në finalen e volejbollit në rërë në konkurrencën e meshkujve.
Bartëset e turneut avancuan në finale pas fitoreve që i arritën në gjysmëfinale. Norvegjia mposhti Letoninë, ndërsa rusët mposhtën Katarin 21:19 dhe 21:17.
Asnjëri ekip nuk ka fituar asnjëherë medalje Olimpike në volejboll në rërë më parë. Tani, njëra do ta fitojë të artën e tjetra të argjendtën. Dueli do të zhvillohet më 7 gusht.
Të shtunën do të luhet edhe ndeshja për medaljen e bronztë ndërmjet Letonisë dhe Katarit.