Emannuel Korir me vështirësi të mëdha u bë kampion i lojërave olimpike “Tokio 2020” në 800 metra vrapim. Ndërsa kampioni i vjetër, David Rudisha, e ndjeu nevojën për të folur me pasardhësin e tij. Pak kohë pasi hyri në finish para një keniani tjetër në finalen e 800 metrave, Korir po ecte nëpër tartanin e stadiumit olimpik në Tokio, një telefon cingëroi në xhepin e një zyrtari të ekipit nga Kenia. Zyrtari e nxori telefonin, përpara se ta lëshonte atë me zë dhe të njoftonte: “Është Rudisha”.
Sigurisht, zëri i mbajtësit të rekordit botëror dhe dy herë kampionit olimpik vinte nga Kenia.
“Përgëzime djalosh, përgëzime”, tha Rudisha, kur të gjithë, përfshirë edhe Koririn, po e dëgjonin me vëmendje të madhe. “Ah, ajo ishte mbresëlënëse. Bëre vrapim të mençur, me të vërtetë një vrapim të mençur. Si po ndihesh?”.
Korir humbi të gjitha fjalët dhe kjo ishte për arsye të mirë. Ai vetëm sa ia kishte fituar Kenisë titullin e katërt rresht në Olimpiadë, në garën e 800 metrave vrapim dhe u bë pasardhës i njeriut që në shtëpi e quajnë “mbret” - Rudishas. Korir po ashtu ia siguroi Kenisë medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Tokios, ndërsa kolegu i tij, Ferguson Rotich, e fitoi të argjendtën pasi përfundoi prapa tij. Me flamurin e vendosur në shpatulla dhe me lavdi të madhe për medaljen e tij të parë të artë olimpike, çdo gjë është e kompletuar për Koririn.
“Jam shumë i lumtur”, ia ktheu Rudishas. “Nuk e di çfarë të them”.
Rudisha, i cili nuk ishte pjesë e ekipit të Kenisë këtë vit për shkak të një lëndimi tash e një kohë të gjatë, qeshi në telefon dhe i ofroi një këshillë të hershme Koririt.
“Do të filloni ta ndieni atë peshë tani”, tha ai. “Kjo është mirë. Kjo është fantastike. Gjitha të mirat. Do të shihemi kur të kthehesh në shtëpi”, përfundoi ai.
Dhe më pas, për një moment, “mbreti” e ndali telefonin dhe iku. Momenti i thirrjes ishte magjik. 26-vjeçari Korir ka pasur momente më herët ku ka treguar se si është inspiruar nga Rudisha kur ka qenë fëmijë.
stërvitur së bashku me Rudishan kur unë kam qenë në shkollën e mesme”, theksoi Korir. “Nuk e kam ditur asnjëherë se një ditë ndoshta do të vrapoja në 800 metra në Olimpiadë. Kështu që kjo ndodhi tani. Sikurse Rudisha”.