Tokio 2020

Johnson-Thompson nuk vazhdon në 7-garësh

Synimi për medalje i Katarina Johnson-Thompson në Olimpiadën e Tokios ka marrë fund, pasi ajo ka pësuar dëmtim në pulpën e këmbës në ngjarjen e 200 metrave vrapim.

Johnson-Thompson hyri në garën e 200 metrave me skena shqetësuese, por ajo vendosi që ta përfundojë atë. Ajo u rrëzua pasi e kompletoi një distancë por refuzoi tretman dhe e përfundoi garën, por u diskualifikua për shkak se nuk e kishte përfunduar në mënyrë të rregullt.

28-vjeçarja e kishte dëmtuar tendinën e Akilit në fund të vitit 2020, por u besua se ajo do të jetë plotësisht e gatshme për të garuar për medalje në Tokio.

Në 200 metra vrapim u rendit e pesta, ndërsa në fillim të ditës, në 100 metra vrapim me pengesa përfundoi e para në baterinë e saj, me kohë 13.27 sekonda. Ajo doli e treta në Grupin B të ngjarjes në kërcim së larti me 1.86 metra. Johnson-Thompson nuk do të garojë në hedhjen e shtizës, kërcim së gjati dhe 800 metra vrapim.

Heptathloni është garë e cila përbëhet nga shtatë ngjarje të ndryshme.