Tokio 2020

Thompson-Herah mbretëreshë e sprintit, fiton të artën edhe në 200 metra

 

Sencacioni i vrapimit nga Xhamajka, Elaine Thompson-Herah është konfirmuar si mbretëreshë e sprintit. Ajo është bërë atletja e parë që ka fituar dy garat kryesore të shpejtësisë në 100 e 200 metra, në dy edicione rresht të Lojërave Olimpike.

Të martën në Stadiumin Olimpik në Tokio, Thompson-Herah fitoi të artën në 200 metra vrapim. Koha e saj ishte 21:53 sekonda, ndërkohë që medaljen e argjendtë e fitoi Christine Mboma e Namibisë. Gabby Thomas e SHBA-së zuri vendin tjetër në podium, duke fituar të bronztën.