Rudy Gobert shënoi 22 pikë kurse Evan Fournier shtoi 21 sosh për ta ndihmuar Francën që të kalojë në gjysmëfinale të turneut olimpik të basketbollit në konkurrencën e meshkujve, për herë të parë që nga viti 2000. Franca, të martën në Saitama e mposhti Përfaqësuesen e Italisë me rezultatin 84:75.
Te Italia, më të dalluarit ishin Simone Fontecchio (23) e Danilo Gallinari (21). Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me Slloveninë që nuk di për humbje në Lojërat Olimpike, ndeshje kjo që do të luhet të enjten.