Përfaqësuesja e Brazilit në futboll ka arritur në finale të turneut olimpik në “Tokio 2020”.
Brazili në gjysmëfinale mposhti pas penalltive Meksikën me rezultatin 4:1.
Në finale Brazili do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Japonisë e Spanjës.
Brazili është kampion në fuqi olimpik.