Tokio 2020

Gjermanja Mihambo fiton të artën në kërcim së gjati

Foto: AP
 

Atletja gjermane Malaika Mihambo ka fituar medaljen e artë olimpike në Tokio në kërcim së gjati.

Mihambo kërceu 7 metra, duke përfunduar për tri centimetra para amerikanes Brittney Reese që fitoi të argjendtën. Medalja e bronztë i takoi nigerianes Ese Brume, që po ashtu kërceu 6.97 metra.