Tokio 2020

Kosova fiton njohjen ndërkombëtare ... në Lojërat Olimpike

Foto: AP
 

Mund ta quani diplomaci të xhudos.

Kosova, vendi ballkanik që ka tendencë të prodhojë disa nga problemet më të pazgjidhshme të rajonit, ka fituar vëmendje ditët e fundit për kampionet e saj të xhudos në Lojërat Olimpike të Tokios. Miliona njerëz shikuan javën e kaluar kur dy vajza të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, fituan medalje të arta në kategoritë e tyre.