Tokio 2020

Ylli Biles kthehet për të garuar në finalen e traut gjimnastikor

Descriptive Text

Simone Biles po iu kthehet garave në Lojërat Olimpike të Tokios. Biles do të garojë në finalen e traut gjimnastikor që mbahet të martën.

Biles i kthehet garave pas më shumë se një javë ku u tërhoq prej tyre për shkak të shëndetit mental.

“Jemi shumë të emocionuar se do t’i shihni dy garuese të SHBA-së në finalen e traut gjimnastikor – Suni Lee dhe Simone Biles”, thuhet në njoftimin e ekipit gjimnastikor të SHBA-së. Biles, gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave, dështoi të martën mbrëma në kapërcimin e kalit gjimnastikor dhe hoqi dorë nga paraqitja në tri disiplinat tjera në garën ekipore. Ajo gjithashtu, hoqi dorë edhe nga finalja e garës së përgjithshme individuale. Biles ka gjashtë medalje të art a olimpike.