Trajneri i xhudos dhe bashkëpunëtori i afërt i Driton Kukës, Fatos Tabaku, ka thënë se medaljet e fituara në Tokio nuk janë rastësi.
Trajneri pejan ka thënë se xhudistët kosovar bëjnë përgatitje të jashtëzakonshme për të ardhur deri te rezultatet historike.
“Bëhet një punë shumë e madhe profesionale dhe asgjë nuk është e rastësishme dhe asnjë rezultat nuk është rastësi. Mund të them që secili nga sportistët që kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio së paku gjashtë orë në ditë stërvitin. Punohet shumë sakrifikohet shumë secili prej tyre nuk din çfarë është mbrëmja e maturës dhe çfarë është jeta e natës”, deklaroi Tabaku.