Ish-presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pasur vetëm fjalë të mëdha për trajneri e xhudos Driton Kukën.
Hasani tha se meritat më të mëdha për këtë sukses i ka trajneri pejan.
“Do të ishte reale të ishim me tri medalje. Por dy medalje të arta është një sukses i jashtëzakonshëm që Kosovën e bënë të jetë në mesin e 30 shteteve më të suksesshme në Lojërat Olimpike në Tokio. Duhet t’i përgëzojmë fituesit e medaljes e në veçanti trajnerin Driton Kuka por edhe të gjithë ekipin. Shpresoj që në të ardhmen sukseset do të janë të vazhdueshme për shkak të punës që bëhet”, tha ai.