Atletja nga Venezuela, Yulimar Rojas, ka thyer rekordin e botës në kërcim trehapësh duke fituar të artën olimpike në “Tokio 2020”.
Rojas bëri mrekullinë në tentimin e saj të fndit, duke kërcyer 15.67 metra.
Ajo e kishte siguruar medaljen e artë para tentimit të fundit, por në tentimin e fundit e theu edhe rekordin e botës.
Rojas ka përmirësuar rekordin e botës të Inessa Kravetsit prej 15.50 metra, që kishte kërcyer në Botërorin 1995 në Gothenburg.
Në të vërtetë në tentimin e parë Rojas kërceu vetëm nëntë centimetra larg rekordit të Kravetsit, me të cilin tentim do të mjaftonte të fitonte të artën.
Por, ajo në fund theu rekordin e botës.
Patricia Mamona e Portugalisë fitoi medaljen e argjendtë me kërcim 15.01 metra, ndërsa Ana Peleteiro e Spanjës të bronztë me 14.87 metra.