Tokio 2020

Çekia fiton të artën në tenis në çifte

Dyshja çeke Barbora Krejcikova e Katerina Siniakova ka fituar medaljen e artë olimpike në Tokio në tenis në çifte në konkurrencë të femrave.

Çeket triumfuan ndaj zviceraneve Belinda Bençiq e Viktorija Golubiq me 2:0 në sete të dielën, 7:5, 6:1, në meçin final.

Bençiqit i është mohuar rasti për të fituar medaljen e dytë të artë në “Tokio 2020”, pasi fitoi të artën në konkurrencë individuale të shtunën.

Krejcikova e Siniakova janë bërë çeket e para që kanë fituar të artën olimpike në tenis që nga viti 1988.

Jana Novotna, e cila vdiq në moshën 49-vjeçare nga kanceri në vitin 2017, ishte tenistja e fundit çeke që fitoi medalje olimpike. Kishte fituar të bronztën në “Atlanta 1996”.