Tokio 2020

Boksieri francez proteston duke u ulur në ring pas humbjes nga Clarke

Boksieri francez Mourad Aliev ka protestuar pas humbjes nga Frazer Clarke i Britanisë. Ai e ka vlerësuar diskualifikimin e tij si të padrejtë, raporton BBC.

Francezi 26-vjeçar u diskualifikua në raundin e dytë të luftës çerekfinale të kategorisë mbi 91 kilogramë ndaj britanikut Clarke për goditje me kokë.

Aliev kaloi 30 minuta duke qëndruar ulur anash ringu në shenjë proteste, para se të largohej nga arena, ndërsa më pas u kthye sërish në të njëjtin vend.

“Unë u ula për të protestuar për padrejtësinë e bërë ndaj meje. Jam përgatitur për këto Lojëra Olimpike për katër vjet. Vërtetë kam dashur të luftojë këtë padrejtësi, kështu që kjo ishte mënyra ime për të treguar se nuk pajtohem me vendimin”, tha Aliev, raporton BBC.