Tokio 2020

Pezullohet atletja nigeriane nga Olimpiada

Atletja nigeriane Blessing Okagbare ka mbetur jashtë Olimpiadës në Tokio.

32-vjeçarja është pezulluar pasi ka dështuar në testin doping.

Nigeriania kishte fituar në vrapimin 100 metra të premten dhe do të garonte në gjysmëfinale të shtunën.

Lajmi është bërë i ditur nga Njësia e Integritetit të Atletikës, ku thuhet se 32-vjeçarja është testuar pozitivisht për një hormon të rritjes njerëzore pas një testi të bërë më 19 korrik. Okagbare fitoi një medalje argjendi në kërcimin së gjati në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.