Polonia ishte fituese befasuese në debutim në Lojërat Olimpike në ngjarjen e vrapimit të përzier 4x400 metra me stafetë.
Amerika nuk ia arriti një suksesi të tillë. Në përbërje nuk e pati vrapuesen e dalluar Allyson Felix. Republika Dominikane përfundoi me medalje të argjendtë, kurse amerikanët fituan të bronztën. Kishte shpresa që Felix të ishte në tartan dhe ta kishte mundësinë ta fitonte medaljen e 10-të Olimpike e që do të ishte rekord, por për një gjë të tillë duhet të pres.
SHBA-ja dhe Republika Dominikane patën natë jo të mirë pasi u diskualifikuan në ditën e kualifikimeve, por pas apelit të tyre, atyre iu lejua që të garojnë. Ekipi polak i përbërë nga Karol Zalewski, Natalia Kaczmarek, Justyna Swiety-Ersetic dhe Kajetan Duszynski, në “Olympic Stadium”, e përfunduan garën për 3:9.87 sekonda.