Fares Elbakh i Katarit e ka fituar medaljen e artë në kategorinë 96 kilogramë në peshëngritje me një paraqitje dominuese.
Njëherësh, ia fitoi shtetit të tij medaljen e parë Olimpike. Elbakh ngriti 177 kilogramë në një tentim, 225 në një tjetër, me totalin e 402 kilogramëve. Ai e tentoi edhe ngritjen e 232 kilogramëve për ta thyer rekordin botëror por nuk ia arriti një gjëje të tillë.
Keydomar Vallenilla nga Venezuela u rendit i dyti me totalin e 387 kilogramëve. I treti ishte Anton Pliesnoi i Gjeorgjisë.