Tokio 2020

Hajdari përfundon garimin, i fundit në baterinë e tij

Atleti Musa Hajdari ka përfunduar garimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të shtunën në mëngjes, Hajdari ka garuar në kualifikimet në vrapim 800 metra në Stadiumin Olimpik në Tokio.

Dhe ka përfunduar i fundit në baterinë e tij. Pra ishte larg zonës që kërkohej për të kaluar nga kualifikimet në gjysmëfinale. Hajdari pati rezultat prej 1:48.96 minuta. Herët në garë ai mbeti në pozitën e parafundit, të cilën në fund e humbi nga garuesi i Andorrës, Pol Moya.

Baterinë e parë, ku garoi Hajdari, e ka fituar keniani Cheruiyot Rotich me rezultat 1:33.75 minuta. Peter Bol i Australisë ishte i dyti, ndërsa Elliot Giles i treti.

Tre të parët nga gjashtë bateritë kualifikohen në gjysmëfinale e po ashtu gjashtë të tjerët me rezultatin më të mirë. Hajdari nuk do të jetë në këtë grup. Që në baterinë e dytë të kishin rezultat më të mirë se ai.

1:45.20 minuta ishte rezultati i kërkuar për normë. Hajdari, njëri prej atletëve më të mirë në vend, mori pjesë në Lojëra falë ftesës për univerzalitet. Ai nuk e ka arritur rezultatin më të mirë që ka.